Rreth Nesh

Kreu / Rreth Nesh

Rreth Nesh

Profesion Klima

Misioni ynë është të krijojmë komfortin maksimal duke siguruar zgjidhje, produkte, sisteme dhe shërbime të një niveli sa më të lartë, bazuar në zhvillimet më të fundit të teknologjisë dhe mendimit njerëzor, sidomos në fushën e ajrit të kondicionuar.

  • E themeluar në Nentor 2000
  • Produkte & zgjidhje të certifikuara
  • Partnerët tanë janë; Siemens, Carrier, Toshiba etj.

Profesion Klima’’ sh.p.k, e themeluar në Nentor 2000, është një kompani lider në projektimin, instalimin, kontrollin dhe menaxhimin automatik të sistemeve të ajrit të kondicionuar, ngrohjes, kundërzjarrit, hidraulike si dhe të sigurisë. Duke projektuar dhe realizuar të gjithë teknollogjinë e ndërtesës All in ONE, ne sigurojmë komfortin, sigurinë dhe produktivitetin maksimal të cdo ambienti. Avantazhi ynë është ekspertiza, projektimi dhe instalimi i të gjtha sistemeve ALL in ONE, sipas standardeve ndërkombetare dhe kombetrare, me eficence të plotë energjitike dhe ekologjike si dhe kontrolli i automatizuar i tyre në funksion të menaxhimit efektiv. E specializuar per te gjitha teknologjite ngrohese ftohese dhe ajrit te fresket për Qendra Biznesi, Banka, Hotele, Restorante, Qendra Tregtare, Spitale, Fshatra Turistike, Shkolla dhe Universitete, siguron përformancën bazuar në zgjidhje mbi një formulë të pakonkurueshme, e cila bën të mundur shlyrjen e investimit nëpërmjet kursimit energjitik.

Kompania drejtohet nga Dr. Ramadan Alushaj, pedagog në lëndën e “Termoteknikës” ne Mekanike dhe “Termodinamika e nderteses e klimatizimi I saj” ne Arkitekture, UPT, i cili ofron shërbime te ekspertizes dhe të konsulencës për cdo projekt apo sistem të ajrit të kondicionuar, ngrohjes, sistemve hidraulike apo të sigurisë, për përputhshmerinë e tij me komfortin me te mire dhe nivelin e kursimit energjitik duke ju rekomanduar sistemin më të mirë të mundshëm konform nevojave dhe buxhetit të përcaktuar.

Të gjitha produktet, teknologjitë apo zgjidhjet tona janë të certifikuara sipas standardeve ndërkombëtare të cilësisë. Partnerët tanë janë; Siemens, Carrier, Toshiba, RDZ, Standart Hidrulica, Trox, Vibrok të gjithë lider në fushën e teknollogjisë, produkteve dhe sistemeve të sipërpërmendura. Bëhuni pjesë e filozofisë sonë: Të kontribojmë në zhvillimin e shoqërisë duke dhënë zgjidhje, projektuar dhe instaluar sisteme me eficencë të lartë energjitike dhe ekologjike.